Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 09:45

Shkup – Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës ruse, Vlladimir Titov sot në Shkup do ta nënshkruajnë Programin për bashkëpunim në sferën e kulturës, arsimit, shkencës dhe sportit midis qeverive të dy vendeve për periudhën ndërmjet viteve 2012-2015.

Zëvendës shefi i diplomacisë ruse, gjatë kohës së qëndrimit në Maqedoni, do të pritet nga  presidenti Gjorge Ivanov,  ndërsa do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Zoran Stavreski dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Zoran Petrov.