Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 11:10

Varshava – Bashkëpunimi bilateral, gjendja e sigurisë në Ballkan dhe në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, implementimi i konceptit të ri strategjik të NATO-s (2010-2020), si dhe përgatitjet e Polonisë për ndërmarrjen e kryesimit me Bashkimin Evropian prej 1 korrikut të këtij viti, janë temat për të cilat sot në Varshavë do të bisedojnë ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Zoran Konjanovski dhe kolegu i tij polak Bogdan Klih.

Në takimin, sipas të paralajmërimeve, pritet të bëhet fjalë edhe për pjesëmarrjen e misioneve paqësore të kryesuara nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian dhe përparimi i bashkëpunimit bilateral në sferën e mbrojtjes, si dhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarako-industrial mes Maqedonisë dhe Polonisë, Maqedonia që në vitin 1996 ka nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me Poloninë, ndërsa kontrata është reviduar në vitin 2010.

Polonia është mes anëtareve të NATO-s të cilat e mbështesin politikën në dyer të hapura për zgjerimin e Aleancës. Në misionet paqësore të NATO-s dhe BE-së Polonia merr pjesë me 4.800 paqeruajtës në drejtim të ardhurave në misionet paqësore për banor është në vendin e 16-të. Për momentin ka paqeruajtës në Afganistan, Liban, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Haiti dhe Pakistan.

Polonia, e cila prej 25 korrikut të vitit 2005 na ka pranuar nën emrin kushtetues, disa herë deri më tani e ka shfaqur qëndrimin e saj se kontestet bilaterale në drejtim të disa vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate nuk duhet të jenë parakusht për fillimin e procesit të inkuadrimit në Union.

Ministri Konjanovski i cili pas dite në Varshavë ishte pritur me nderime të larta ushtarake, do të takohet edhe me nënsekretarin shtetëror në Ministrin e Ekonomisë të Polonisë Rafal Banijak, me kryetarin e Komitetit parlamentar për mbrojtje nacionale Stanislav Vzjatek dhe me udhëheqësin e Zyrës për siguri nacionale Stanislav Koziej.