Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 11:04

Paris – Parisi zyrtar e mori parasysh aktvendimin e sjellë më 5 dhjetor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në të cilin u vlerësua se Greqia nuk i ka plotësuar obligimet e saj duke iu kundërshtuar anëtarësimit në NATO ‘Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë’, për shkak të dallimeve të cilat ekzistojnë midis dy vendeve rreth çështjes së emrit”.

Në reagimin zyrtar të zëdhënësit të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme Bernar Valero, përndryshe ish ambasador francez në Maqedoni, njëherësh dërgohet edhe thirrje deri te udhëheqësit politik të dy vendeve që të nxjerrin leksion nga aktvendimi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

“Ju bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të të dy vendeve të nxjerrin leksion nga aktvendimi dhe sërish të vendosin dialog dhe kontakte, si dhe t’i përkushtohen dialogut në mënyrë konstruktive, me qëllim që të arrihet zgjidhje e pranueshme e përbashkët për dallimin rreth emrit”, qëndron në reagimin e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.