Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 15:00

Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 13-të të solli vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në misionin  paqeruajtës në Afganistan në përbërje të Forcave ndërkombëtare për mbështetjen e  sigurisë në Afganistan – ISAF.

Zëvendësministri i Mbrojtjes  Emil Dimitrijev sqaroi se në pajtim me  vendimin në Afganistan do të dërgohen 172  pjesëtarë të ARM-së.

Prej tyre, 150 janë pjesëtarë të këmbësorisë mekanike, 2 oficerë shtabor për punën në komandat e ISAF, 5 eprorë për punë në ekipin operativ-mbikëqyrës dhe ekip për lidhje, 4 oficerë shtabor për punë në suaza të shkollës për polici ushtarake dhe ekipi mobil për trajnim në përbërjen prej 5 pjesëtarësh për punë në suaza të shkollës për polici ushtarake. Shpenzimet për transport i siguron NATO, partner strategjik apo vend  kontribuues, derisa shpenzimet tjera për rroga, shtesa, kontribute dhe shpenzime logjistike i siguron Republika e Maqedonisë.

Për pjesëtarët e ekipit mjekësor kirurgjikal në përbërje prej gjashtë  personave për punë në suaza të ekipit provincial norvegjez për rikonstruktim, shpenzimet për transport, vendosje, ushqimin, derivate  dhe  mbrojtjen urgjente mjekësore i siguron Mbretëria Norvegjeze, derisa shpenzimet e tjera për rroga, shtesa dhe kontribute i siguron Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë.

“Ky është rotacioni i 11-të i këmbësorisë mekanike e cila kujdeset për sigurinë e komandës në Kabul. Pjesëtarët e ARM-së duhet të nisen  në Afganistan në dhjetor apo në fillim të janarit dhe atje do të jenë gjashtë muaj. Politika e këtillë e pjesëmarrjes të ARM-së në misionet paqësore dhe sjell  reputacion të madh sepse konfirmohet angazhimi jonë për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE, tha zëvendësministri Dimitriev.