Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 10:50

Washington – Ministri i Investimeve të Huaja, Bil Pavllevski dje në Washington mori pjesë në forumin e biznesit “Maqedonia – biznes destinacion më konkurrent evropian”,  të cilin e organizoi Ambasada e  Maqedonisë në SHBA.

Ministri Pavllevski në fjalimin e tij para përfaqësuesve të pranishëm të kompanive amerikane i prezantoi mundësitë  për investim në Maqedoni, si dhe përparësitë e vendit  tonë. Ai me këtë rast përkujtoi Raportin e fundit të Bankës Botërore “Zhvillim biznesi 2012”, në Indeksin më të ri të lirisë ekonomike, si dhe treguesit tjerë ekonomik të cilët Maqedoninë e bëjnë të jetë një nga  biznes destinaconet më konkurrente në Evropë. Pavlleski i theksoi indikatorët themelorë ekonomik sipas të cilëve Maqedonia ka stabilitet ekonomik  dhe  financiar me potencial të lartë, nuk ka barriera tregtare, dhe  ka qasje të lehtë  deri te të gjitha vendet perëndimore evropiane  dhe deri te gjitha tregjet.

Ministri gjithashtu theksoi se në Maqedoni ka forcë të re me arsim të lartë dhe me  gradë të lartë të lojaliteti, ndërsa  në lidhje me inflacionin përkujtoi se është stabil.

Pavlleski të pranishmit i njoftoi me zonat e zhvilluara teknologjiko-industriale përmes të cilave prodhuesit, mes tjerash, munden  lehtë  të zgjerohen edhe në tregjet e tjera.

Si një nga sektorët më atraktiv për investim ministri i Investimeve të Huaja i prezantoi sektorin  informatiko-komunikues, turizmin  dhe sektorin energjetik.

“Prioritet i Republikës së Maqedonisë në lidhje me investimet e huaja deri tani ka qenë kryesisht të tërheq sa më shumë kompani  të cilat do të investonin në zonat industriale që të hapen repartet  për prodhimin, kryesisht lidhur me industrinë e automobilave, industrinë elektronike  dhe industrinë makinerike-teknologjike. Por Washingtoni është rajon politik dhe konsultativ, nuk ka ndonjë industri të rëndë dhe për këtë në këtë forum ofrojmë edhe disa industri të tjera në sferën e teknologjisë informatike, në sferën  e industrisë financiare për zhvillimin e “autosorsing” që do të thotë  se disa projekte  mund të  sillen në Republikën e  Maqedonisë si  qendër përafërsisht e fuqisë punëtore konkurrente dhe me arsim  të lartë”, deklaroi Pavlleski pas forumit.

Ai shtoi se Maqedonisë ka potencial të madh edhe për zhvillimin  e  turizmit, por  edhe  projektet  energjetike  të cilat  Qeveria e Maqedonisë planifikon t’i përpilojë në vitet e ardhshme. Duke theksuar se Maqedonia  ka bashkëpunim të mirë strategjik me kompanitë amerikane, me Qeverinë e SHBA-së, Pavlleski shpreson  se  imazhin i mirë i Xhonson Kontrolls do të zgjerohet më shumë  që do të kontribuoj  në  tërheqjen e kompanive  të tjera  amerikane  të cilat  do të investojnë në vendin  tonë.

“Në Maqedoni është e mundur valë e dytë e investimeve, respektivisht kompani që kanë investuar në rajone, të cilat kanë ofruar kushte më të volitshme para 10-15 vjetëve, siç janë Polonia, Çekia dhe disa vende të Evropës Juglindore, këto befenite tashmë nuk i kanë për shkak se janë pjesë e BE-së dhe standardi i tyre jetësor është mjaft i ngritur dhe kështu disa nga këto kompani tashmë kërkojnë vende më tërheqëse për biznes. Maqedonia është një nga vendet më atraktive në rajon që mund t’u ofrojë kushte të mira. Momentalisht bëmë analiza, se cilat mund të jenë ato kompani dhe orientohemi drejt tyre që t’i tërheqim tek ne”, tha Pavllevski.

Në forumin në Uashington foli edhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja Visar Fida, i cili i prezantoi target sektorët për investime të huaja: komponentët makinerike dhe automobilistike, sektorin informative komunikues, sektorin shëndetësor, ku bën pjesë edhe prodhimi i aparateve mjekësore dhe farmacia, bujqësia dhe industria për përpunimin e ushqimit, sektori i tekstilit dhe turizmi kulturor.

Fida pas forumit informoi edhe për takimet që delegacioni i Maqedonisë i ka në Washington me investitorë potencialë amerikanë. Një prej tyre është edhe kompania me seli në SHBA e cila zgjidh probleme me mbeturinat dhe në këtë proces prodhon produkte si karburant alternativ me çka zgjidhen dy probleme: mbeturina pastrohet dhe nga plastika prodhohet karburanti. Në forum u drejtuan edhe ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Zoran Jolevski, drejtoreshën e qendrës për tregti ndërkombëtare dhe ekonomi në fondacionin “Heritixh”, Teri Miler, ekspertin nga Banka Botërore, Zhelko Bogetiq, si dhe me Mark Stakhart nga OPIK – agjencia qeveritare amerikane, e cila i subvencionon projektet në vendet e huaja të kompanive amerikane.