Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 08:00

Shkup – Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe Piter Viderman drejtori i Qendrës ndërkombëtare për zhvillimin e politikës emigruese (ICMPD) sot në Shkup nënshkruan Deklaratë për qëllim, me të cilën Republika e Maqedonisë vepron si vendi i 15-të anëtar në këtë organizatë ndërkombëtare.

Me nënshkrimin e Deklaratës, theksoi Jankulloska, sërish e konfirmojmë angazhimin e Republikës së Maqedonisë që politikën e saj emigruese ta realizojë në pajtim me agjendën evropiane, me çka shtesë theksohet rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sferë.

Zbatimi i politikës emigruese konzistente në Republikën e Maqedonisë, theksoi ajo, është kusht nga intensifikimi i lëvizjeve ndërkombëtare emigruese në botë, të cilat nuk e tejkalojnë Republikën e Maqedonisë. Në këtë drejtim, Republika e Maqedonisë, potencoi Jankulloska, ngjashëm si edhe shumica e vendeve evropiane i është ekspozuar migrimit të rritur në procesin e globalizimit.

Nga fillimi i këtij viti, në territorin e Republikës së Maqedonisë janë zbuluar 210 emigrantë kryesisht nga vendet e Afrikës Veriore dhe Azisë, gjegjësisht Lindjes së Mesme. Sipas të dhënave me të cilat disponon MPB, pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve vijnë nga Pakistani dhe Afganistani, por edhe nga Algjeria, Maroku, Tunizia, Eritrea, Sudani, Egjipti, Bangladeshi dhe vende të tjera. Vetëm në katër muajt e parë, janë realizuar 13 vepra penale “trafikimi i emigrantëve”, për të cilët deri më tani janë paraqitur 17 ekzekutues.

Drejtori Viderman theksoi se ICMPD është organizatë ndërkombëtare me seli në Vjenë dhe punon në nivelin global, por i respekton parimet evropiane dhe rregullat për punë. (LajmeShqip.com)