Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 14:20

Shkup – Qëndrimi i NATO-s është i njohur. Maqedonia do të mund të bëhet anëtare e NATO-s  kur do ta zgjidh çështjen me emrin. Tani është koha e vërtetë  liderët  nga  Maqedonia dhe  Greqia të bëjnë përpjekje  të mëtejshme dhe ta zgjedhin këtë çështje.

Këtë sot e theksoi ambasadori amerikan në Maqedoni Poll Uollers, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Hagës se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme me të cilën e ka penguar pranimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e vitit 2008 dhe nëse kjo mund të ndikojë  në Samitin e ardhshëm të Aleancës vitin e ardhshëm Maqedonia eventualisht të bëhet anëtare.

Mendoj, potencoi Uollers, se  kjo është mundësi  për liderët politik të dy vendet ta shfrytëzojnë këtë mundësi  dhe përsëriti që t’i përforcojnë  përpjekjet  që të zgjidhet problemi i çështjes së emrit.

“Qëndrimi i SHBA-së  është i njohur, ai nuk ka ndryshuar, do të thotë se ende është i njëjtë. SHBA fuqishëm i mbështet  përpjekjet  e  Kombeve të Bashkuara, të ndërmjetësuesit Metju Nimic, të zgjidhet kjo çështje. Ne e japim mbështetjen tonë  aq sa kemi mundësi ta zgjedhim këtë çështje  në benefit të dy vendeve”, shtoi Uollers pas vizitës së Alkaloid-it SHA Shkup.