Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 14:25

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka paralajmëruar nismën e tij për unifikimin e bllokut politik opozitar shqiptar.

Siç raporton agjencia e lajmeve INA, në një konferencë me gazetarët dje në Tetovë, ai ka nënvizuar se PDSH është e hapur për pranimin e të gjithë anëtarëve të vjetër që më parë kanë braktisur këtë parti, por theksoi se ky rikthim pranohet vetëm në rast se të kthyerit pranojnë statusin dhe platformën partiake. 

“Unë së shpejti do bëj oferta me shkrim dhe publike. Por iu lutem opinionit mos na keqkuptojë, ne jemi kokëfortë për ta arritur programin e partisë që do të thotë jemi të gatshëm të inkoorporojmë këtu edhe propozime tjera, por ne jemi të bundur se ky është për momentin varianti më e mirë”, ka theksuar kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë prezantimit të dy sekretarëve partiakë për informim dhe marrëdhënie me publikun, Afërdita Koçishta dhe Zijadin Sela.