Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 08:09

Shkup – Një punëtor, i cili ka punuar në një nga objektet që ndërtohen afër Vardarit midis Urës së Gurit dhe Urës së hekurt të Shkupit, pasditen e të martës ka ra nga skela dhe si pasojë gjeti vdekjen. Lartësia nga e cila ka ra, i ka shkaktuar lëndime të rënda dhe punëtori Llaste Bogatinovski ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dëshmitarët okularë kanë thënë se pamja ka qenë e tmerrshme. Gjithçka kanë shpjeguar se ka ndodhur para kolegëve të tyre, të cilët disa nga ata kishin mbaruar orarin e punës. Sipas të dhënave të para të policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 15 e 45 minuta. Trupi i pa jetë i punëtorit është bartur nga objekti- me të cilën Llastes i kishte kushtuar me jetë. Në terren kanë qenë edhe përfaqësues të kompanisë “Beton” nga Shkupi dhe Inspektorati i punës, por ata kanë refuzuar të komentojnë për mediumet. Por, nga ministria e Kulturës dhe Punës dhe politikës sociale-heshtje. Pra, asnjë nga institucionet nuk kanë dhënë përgjigje se në çfarë kushtesh punojnë, nëse vërtetë kanë qenë të siguruar dhe nëse edhe punëtorët e tjerë të “Shkupi 2014” e ndajnë fatin e njëjtë. Ditë më parë ra viktimë edhe një punonjës në kuadër të projektit qeveritar “Shkupi 2014”.