Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 11:00

Shkup-Qeveria ka shpallur situatë krize elektroenergjetike në shtet, me rekomandime për kursim, por tani për tani nuk ka kufizime dhe paralajmërim për rritje të çmimit të rrymës. Vendimi u njoftua në një konferencë për shtyp nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe ministri i Ekonomisë, Vlladimir Peshevski dhe Valon Saraçini me udhëheqësinë e ELEM-it dhe MEPSO-s.

“Vendimi për situatën e krizës është për shkak të paraqitjes së shkeljes serioze në funksionimin e sistemit elektroenergjetik dhe pamundësisë për qëndrueshmërisë së tij funksionale, mungesës së energjisë elektrike në sistem, i ndjekur me pamundësi për import, si dhe rritje ekstreme të konsumimit të energjisë elektrike për shkak të temperaturave ekstrem të ulta në vazhdimsi”, e sqaroi Peshevski vendimin që e mori Qeveria në seancën e mbrëmshme, kur njëheri vendosi që deri më datën 29 të këtij muaji ta kufizojë eskportin e rrymës së prodhuar në shtet.

Sipas Peshevskit, sigurisht do të tentohet që shtëpitë të mbrohen dhe nuk do të lejohen kufizime për to. Ai paralajmëroi se mund të ndodh të ketë prishje të mëdha të përçuesve elektroenergjetik, për sanimin e të cilave do të duhet kohë, por, siç theksoi, kjo nuk duhet të kuptohet si restriksion.

Peshevski dhe Saraçini apeluan deri te qytetarët t’i ndërmarrin të gjitha amsat për zvogëlimin e konsumimit të energjisë elektrike.

Masat shtesë për kursim që i ka konfirmuar Qeveria, informoi Saraçini, përfshijnë shkyçje të të gjitha reklamave me dritë, vendosje në minimum të ndriçimit të rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera, si dhe ndalesë për përdorimin e rrymës për ngrohje shtesë. (INA)