Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 20:04

Shkup – Kuvendi sonte në kuadër të seancës së 16-të me 62 vota “për” dhe 34 “kundër” e vlerësoi si të pranueshëm propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, në lexim të parë dhe konfirmoi se mund të ndiqet në procedurën e mëtutjeshme kuvendore. Deputetët votuan për ndryshimet ligjore pas debatit dyditor.

Me ndryshimet e Ligjit propozohet 18 muaj, në vend të pesë viteve para plotësimit të kushteve për dalje në pension të mund të marrin kompensim nga shteti personat të cilët do të shpallen për tepricë teknologjike në kompanitë në të cilat kanë punuar. Vendim i vazhdueshëm në Ligj lejon që gratë me 57 vjet të mbushura dhe burrat me 59 vjet të largohen si tepricë teknologjike dhe të pranojnë kompensim në para nga Agjencia për punësime në pesë vitet e ardhshme deri në pensionimin e tyre.

Sipas elaborimit që e solli në fillim të debatit ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovksi, qëllimi i ndryshimeve të Ligjit është që të zvogëlohen të gjitha shpalljet fiktive të tepricës teknologjike dhe me të vërtetë këtë të drejtë të fillojnë ta shfrytëzojnë ata persona të cilëve u është më se e nevojshme pa u derdhur mjetet shtesë në bazë të mashtrimit të zgjidhjes ligjore.

Partitë opozitare janë kundër ndryshimeve të ligjit dhe konsiderojnë se me to shkurtohen të drejtat e punëtorëve veçanërisht të punëtorëve me vite të kaluara. Propozim-ligji është edhe një goditje për njerëzit të cilët me punë më të madhe marrin pagë më të vogël, me të dënohen punëtorët, ndërsa miratohet sepse shteti nuk ka para për pagesën e tepricës teknologjike, vlerësuan deputetët e opozitës.

Kuvendi vazhdoi me debatin sipas Propozim-ligjit për plotësim të Ligjit për strehim, në lexim të parë.