Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 09:45

Vjenë – Një delegacion qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, sot dhe nesër qëndron në Austri ku do të prezantohen mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë.

Në suaza të vizitës, kryeministri Gruevski sot do të takohet me kancelarin austriak, Verner Fajman, ndërsa do të marrë pjesë dhe do të flasë në sesionin përfundimtar të përbashkët “Perspektivat sipas Forumit të 8-të ekonomik vjenez”. Ai do të ketë takime edhe në Federatën e industrisë austriake.

Mundësitë për investim para biznes komunitetit austriak do të prezantohen nesër në Biznes forumin e Maqedonisë dhe Austrisë. Kryeministri nesër do të ketë takim edhe me kryetarin e Odës ekonomike të Austrisë, Kristof Lajtl.

Maqedonia dhe Austria kanë marrëdhënie të mira politike. Austria është mbështetëse e integrimit euroatlantik të Maqedonisë dhe marrjes së datës për fillim të negociatave parainkuadruese për BE. Ajo është njëra nga investueset kryesore në Maqedoni, me derdhje të investimeve të drejtpërdrejta prej 371,9 milionë euro në periudhën prej vitit 1997 deri në vitin 2010, dhe është në vend të parë pas derdhjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta prej vitit 2005 deri në vitin 2010.

Këtë vit derdhja e investimeve nga Austria paraqet 10 milionë euro. Derdhja më e madhe e kapitalit austriak në vend ka hyrë me anë të privatizimit dhe postprivatizimit, dhe atë në “knauf” Dibër, “Porcelanka” Veles, IGM Proleter – Vinicë, si dhe në tregti Centro – Shkup.

Në vitin 2007 me 45 milionë euro investim erdhi “Mobilkom”-i austriak si operatori i tretë mobil, ndërsa kapitali austriak është i pranishëm edhe në sektorin bankar, sigurim dhe veprimtari të tjera shërbyese. Ekziston interes i madh për hyrje në sektorin energjetik, ndërsa si sektorë targetor ku priten investime nga Austria janë komponentët automobilistik, bujqësia dhe përpunimi i ushqimit, biznes shërbimeve dhe autosorsing, industrinë farmaceutike dhe veglat ndihmëse mjekësore, energjetikë dhe burime ripërtëritëse të energjisë, ndërtim,patundshmëri, turizëm dhe infrastrukturë.

Këmbimi me Austrinë në shtatë muajt e parë të vitit  paraqet 98.004.000 dollarë amerikan, me deficit nga ana e Maqedonisë. Më së shumti eksportojmë ferosilikomangan, tekstil…, ndërsa importojmë mish, pëlhura nga pambuku dhe fije të tjera sintetike, prodhime për ushqim, letër gazetarie dhe të ngjashme.