Lajme Shqip Wednesday, 05 September 2012 14:30

Maqedoni – Në gazetën “DEN”, karikaturisti Darko Markoviç, në këndin e rezervuar për të, ka pikturuar në mënyrë tendencioze një familje shqiptare me shtatë fëmijë të vegjël.

Në karikaturë, personazhi kryesor i njohur si “Peçko” i tregon fëmijës së tij maqedonas se një ditë i gjithë ai vend që përshkuret në gazetë do t’i mbetet shqiptarëve.

Historiani Skënder Hasani thotë se kjo fushtatë anti-shqiptare e medias maqedonase është vazhdimësi e teksteve fyese shkollore dhe enciklopedisë maqedonase, që dëshirojnë t’i paraqesin shqiptarët si njerëz që uzurpojnë toka të huaja.

”Pas librave dhe enciklopedisë skandaloze edhe mediat në gjuhën maqedonase kanë filluar me avazin e njejtë, por edhe më të keq. Për fat të keq, fëmijët e maqedonasve po rriten me paragjykime se shqiptarët kanë një ide se në të ardhmen do t’ua marrin shtëpitë e tyre, që nuk është e vërtet dhe nuk ka të bëjë me realitetin historik. Kjo bëhet me qëllim që ta frikësojnë popullin e tyre, por edhe që shqiptarët t’i paraqesin para faktorit ndërkombëtar se janë element destabilizues”, deklaroi Skënder Hasani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.

Por, vetë autori i karikaturës, Darko Markoviç, mohon që në karikaturën e tij të ketë pas tendenca anti-shqiptare.

Ai shpejgon se ideja e tij ka qenë që të pasqyroje realitetin në Maqedoni, ku shqiptarët janë me natalitet shumë më të lartë se maqedonasit.Ndërkohë, institucionet shtetërore vazhdojnë të heshtin ndaj gjuhës të urretjes që nxitet nga disa mediat dhe gazetarët të caktuar maqedonas. (T.Ch)