Lajme Shqip Monday, 10 December 2012 12:04

Shkup – Incidente te rënda ndërentike të tifozëve të skuadrës Tetekst kanë ndërprerë ndeshjes mes këtij ekipi dhe skuadrës shqiptare të Shkëndijes.

Tifozët maqedonas të skuadrës Teteks lëshuan thirrje antishqiptare dhe dogjën flamurin shqiptar në këtë sfidë. Për të fyer shqiptarët, tifozëve të Teteksit u kishin ardhur në ndihmë edhe fansat e Vardarit të njohur me emrin ‘Komitet’ dhe tifozë të skuadrave të tjera maqedonase.

I gjithë ky “bashkim” i tifozëve maqedonas u bë për të treguar “unitetin” e tyre kundër shqiptarëve duke e manifestuar këtë përmes parullave të ndryshme dhe ofendimeve të vazhdueshme. Po ashtu, ka pasur tentativa për të sulmuar në fushë futbollistët e Shkëndijës dhe në vend që të arrestoheshin, fansat maqedonas janë kthyer të qetë në tribuna.

Të frikësuar për sigurinë e tyre, në minutën e 85-të të ndeshjes, drejtuesit e skuadrës së Shkëndijës vendosën të largojnë ekipin nga fusha, ndërsa tifozët maqedonas kanë vazhduar me sharjet kundër shqiptarëve.

Gjithsesi, çmenduria e tifozëve maqedonas nuk mbeti me kaq, pasi pas daljes nga stadiumi këta tifozë të tërbuar sulmuan fizikisht dy persona të moshuar që rastësisht janë gjendur në rrugë dhe një vajzë 15-vjeçare, të tre me kombësi shqiptare. (LajmeShqip.com)