Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 12:40

Shkup – Me hapjen e ekspozitës së hologrameve artistike “Thesari i artë i Ukrahinës” dhe ekspozita “Arti popullor i Ukrahinës” sonte në Galerinë nacionale të Maqedonisë, hapësira ekspozuese “Stacioni i vogël”, do të fillojnë ‘Ditët e kulturës së Ukrahinës’ në Maqedoni.

Ditët do t’i hapin zëvendësministrat e kulturës së Ukrahinës dhe Maqedonisë, Jurij Bogutckij dhe Dragan Nedellkoviq.

Në kuadër të ‘Ditëve të kulturës së Ukrahinës’ sonte në kinotekën e Maqedonisë do të shfaqet filmi “Bogdan- Zhinovij Hmelanikcij” në regji të Mikola Mashçenkos, ndërsa nesër mbrëma në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të mbajë koncert ansambli “Virskij”, ndërsa në Kinotekën e Maqedonisë do të shfaqet filmi “Ditët e të fituarve” në regji të Valerij Jamburskij.

Të hënën, në kuadër të Ditëve të kulturës së Ukrahinës në Maqedoni, në “IK – Qendra për kulturë Manastir” do të mbajë koncert ansambli “Virskij”, ndërsa në mbrëmje në Kinotekën e Maqedonisë në Shkup do të shfaqet filmi “Platon Engjëll” në regji të Ivan Vojtjukut.