Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 17:06

Strugë – Në Degën e VMRO-DPMNE-së, në Strugë gjatë ditës së mërkurë rreth orës 18:00 ka pasur një incident mes dy anëtarëve të kësaj partie, Mirosllav Raznoski, i cili është edhe anëtar i shtabit zgjedhor në Strugë dhe Vasko Joleski. Siç mësohet sherri ka plasur pasdite dhe bëhet e ditur se këta dy anëtarë të partisë janë përleshur edhe me grushte në hapësirat e shtabit qendror të partisë. Zënka nodhi për shkak të një statuti të kandidatëve në faqen mjaft të njohur të internetit “Facebook”.

Policia e Ohrit e ka konfirmuar incidentin në fjalë. “Është e vërtetë se ka ndodhur një përleshje mes Mirosllav Raznovskit dhe Vasko Jolevskit. Arsyeja është për shkak të mos durimit në mes veti por edhe përleshjeve në profilin në ‘Facebook’ të njërit prej anëtarëve. Përleshja ka ndodhur në hyrjen e objektit ku ndodhet shtabi i partisë, gjegjësisht në korridor kur edhe Raznoski e ka goditur me grusht Joleskin”, ka deklaruar zëdhënësi në policinë e Ohrit, Stefav Domoski. Pas këtij incidenti askush nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së në Strugë nuk ka qenë i kapshëm në telefonatë për të theksuar hollësitë e incidentit, e as shtabi i kësaj partie nuk ka dashur të komentojë