Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 16:00

Shkup – Inspeksioni arsimor nuk ka gjetur libra nga Kosova dhe Shqipëria në gjimnazin me mësim në gjuhën shqipe “Zef Lush Marku” në Shkup, gjatë kontrollit të cilin e kreu pas konstatimeve të disa mediave se prej atyre vendeve shfrytëzohen  librat e historisë, në vend të atyre të miratuara nga Ministria e Arsimi dhe Shkencës.

Drejtori i Inspektoratit arsimor shtetëror  (IASH), Xhorxhe Arsov  sot  e ka marrë procesverbalin. Për mediat deklaroi se tre inspektorë dy ditë i kanë kontrolluar  të gjithë mësimdhënësit në shkollat dhe nuk kanë konstatuar paligjshmëri.

Inspektorët në “Zef Lush Marku” konstatuan se në shumicën e lëndëve nuk ka  libra për të gjithë nxënësit në paralele ose aspak  nuk ka libra në disa lëndë profesionale.

Arsov sot  kishte takim me drejtorët e shkollave të mesme në Shkup, pasi IASH ka kryer  evaulim të rregullt në 16 prej 21 shkollave në kryeqytet. Sipas tij, nota mesatare  për shkollat  është  e mirë (3) dhe është pak mbi  mesataren e nivelit shtetëror.

Përmendi më shumë dobësi në të cilat  duhet të punojnë drejtorët  dhe kuadri mësimdhënës që të përmirësohet kualiteti i mësimit – mosshfrytëzimi i mjaftueshëm i kompjuterëve, komunikimi i pamjaftueshëm me prindër dhe njohja e tyre me programet mësimore, vlerësim stihike para  gjysmëvjetorit apo  para përfundimit të vitet, në vend të aktivitet të vazhdueshëm,  pak aktivitet jashtë mësimor  dhe orë shtesë për  nxënësit e talentuar  me sukses të dobët.

IASH  ka vërejtje  edhe për higjienën në shkollat dhe oborret e parregulluara. Vlerësoi dhe se ka  marrëdhënie mjaft  kualitative mësimdhënës-nxënës dhe se drejtorët në mënyrë konsekuente të plotësojnë obligimin për mbajtjen e dosjeve për çdo nxënës.