Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 16:40

Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e miratoi Vendimin për emërim të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me 84 vota “për” dhe 3 “kundër” për kryetar të Komisionit është emëruar Boris Kondarko, për nënkryetar Subhi Jakupi, dhe për nënkryetar të tij Bedredin Ibraimi, Vllatko Sajkocski, Sasho Sërcev, Jovan Josifovski dhe Violeta Duma.

Deputetët e Maqedonisë në seancën e sotme e ratifikuan Marrëveshjen midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ndërsjellë për çështje doganore.

Lëndë e marrëveshjes është thjeshtësimi i procedurave doganore dhe informatave, këmbim i informatave të cilat do ta pengojnë paraqitjen e të gjitha llojeve të shkeljeve doganore, luftë kundër krimit, tregtisë së palejuar dhe korrupsionin, vendosjen e koordinimit midis organeve doganore, si dhe vendosje të mundësisë për kryerje të kontrolleve të përbashkëta doganore.

Deputetët në seancën e 13-të e mbështetën edhe Propozim-ligjin për regjistrim të objekteve infrastrukturore nëntokësore dhe mbitokësore dhe instalimeve shoqëruese, në lexim të parë.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Tahir Hani shpjegoi se me vendimin e propozuar mundësohet miratim i ligjit të ri me të cilin do të krijohen kushte për formim të regjistrit i cili do të përmbajë të dhëna për llojet, karakteristika themelore teknike dhe vendosje horizontale dhe vertikale të objekteve dhe instalimeve shoqëruese, si dhe të dhënat për subjektet të cilët menaxhojnë me to.

“Të dhënat e përfshira në regjistër do të shfrytëzohen për nevojat e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, për qëllime dhe nevoja ekonomike, administrative, statistikore, tatimore, për mbrojtjen e të drejtave ndaj objekteve të ndërtuara dhe infrastrukturë, përgatitje të evidencave të posaçme për objektet dhe nevojat e tjera të organeve shtetërore, komunave, komunave në Qytetin e Shkupit, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti dhe komunat, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, shoqatat tregtare dhe persona të tjerë fizikë dhe juridikë të cilët kanë legjitimacion në bazë të ligjit”, tha Hani.

Regjistri duhet ta vendosi BNJVL-në si organizatë e cila i bashkon të gjitha komunat, ndërsa pastaj atë ta shfrytëzojnë njësitë e vetëqeverisjes lokale me mbështetje të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Me të gjithë lojtarët e tjerë të tregut do të kenë fotografi të qartë se çka po ndodh me infrastrukturën nëntokësore, ndërsa investitorët e ardhshëm do të mund të vlerësojnë se sa do t’i kushtojë dislokimi eventual i infrastrukturës.

Me propozimin parashihet që në afat prej gjashtë muaj nga hyrja në fuqi të ligjit komunat dhe Qyteti i Shkupit të bëjnë pamjen e regjistrit, ndërsa të gjithë subjektet janë të obliguar më së voni për një vit t’i dorëzojnë të dhënat për instalimet. Në propozim ka dispozita që të gjithë ata që në të ardhmen do të ndërtojnë objekte infrastrukturore të mund t’i dorëzojnë informatat, ndërsa në qoftë se nuk e bëjnë këtë parashihen dënime. Në të ardhmen në qoftë se nuk janë dorëzuar të dhënat dënim eventual do ta bart subjekti i cili nuk ka dorëzuar informata për infrastrukturën.

Deputetët sot e filluan debatin për Propozim-ligjin për regjistrim të pagesës me të holla të gatshme. Dispozitat e propozuara ligjore u dedikohen çështjeve të rregullimit të shitjes rrugore të një pjese të lojërave të fatit të cilat i parashikon Lotaria shtetërore e Maqedonisë. Propozohet plotësim i nenit 9 nga ligji me çka nga obligimi për vendosje dhe shfrytëzim të sistemit të aprovuar të pajisjes për regjistrim të pagesave me të holla të gatshme nuk do t’u dedikohet edhe personave të cilët kryejnë shitje rrugore të biletave të lotarisë që përdoren gjatë përgatitjes së lojërave të fatit nga tipi “instant lotari” si dhe të kartelave që përdoren gjatë përgatisje së lojërave të fatit nga tipi “tombola”.

Për shkak të përforcimit të disiplinës fiskale në Republikën e Maqedonisë, ulje të evazionit tatimor dhe respektim më i madh i dispozitave të ligjit, propozohet tek procedura gjatë përgatitjes së sanksioneve kundërvajtëse, gjobat në pjesën e kundërvajtjeve nga kategoria e rrezikshme të rriten dhe njëkohësisht të rritet kohëzgjatja e masës-ndalesë të përkohshme për kryerje të veprimtarisë të shqiptuara të personave juridike dhe fizik pas mungesave të konstatuara në punë, si dhe në hapësirat e tyre afariste ashtu edhe në pjesën e kryerjes së veprimtarisë më të veçantë.

Debati për ligjin e propozuar pas pauzës së rregullt.