Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 18:07

Shkup Benzinat prej sonte  në mesnatë  ulen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i njaftës mbetët i njëjtë. Ekstra vaji i lehtë për shtëpi zvogëlohet për 0,50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ashtu që çmimi i EUROSUPER BS-95, do të jetë 76 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 77,50 denarë për litër, përderisa EURODIZELI do të shitet me çmim prej 68,50 denarëve për litër. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 57 denarëve për litër.

Çmimet më të ulëta të derivateve të naftës nga Komisioni Rregullator për Energjetikë e sqarojnë me zvogëlimin e çmimit mesatar  të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe me kursin më të ulët të denarit në krahasim të dollarit.