Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 11:36

Apartamenti i një politikani të njohur në Shkup ka shërbyer si depo e drogës, derisa u zbulua mbrëmë në një aksion të policisë.

Sipas njoftimit të parë të MPB-së, nuk është zbuluar identiteti i politikanit, i cili kishte dhënë me qira apartamentin, mirëpo pa e ditur se për çfarë do të shërbente ai.

Policia gjatë operacionit të realizuar mbrëmë rreth mesnatës ka zbuluar një laborator të improvizuar të drogës, sasi të konsiderueshme të heroinës, kokainës, marihuanës dhe tabletave ekstazë.

Njëkohësisht, janë arrestuar edhe tre qiraxhinjtë të apartamentit që janë të njohur si shpërndarës droge.

Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka konfirmuar sot se gjatë një bastisje në banesë dhe makinë janë zbuluar 12 kilogram mariuhanë, tre kilogram heroin dhe 1 mijë tablet ekstaze, të cilat sipas kontrollit të parë nuk janë origjinale, si dhe substance tjera narkotike të cilat në mënyrë plotësuese do të dërgohen për ekspertizë.

Sipas saj droga sipas të gjitha gjasave është paraparë për përdorim nëpër rrugët e Shkupit.

Sipas Jankullovskës në mënyrë plotësuese do të vërtetohet numri i personave të cilët janë të involvuar, meqë akoma janë në rrjedhë bisedimet dhe kontrollet.

“Ky ishte një aksion I MPB-së, ku një periudhë të caktuar personat ishin nën mbikëqyrje, megjithatë transporti I heroinës ndodhi pikërisht mbrëmë. Për këtë shkak kemi vlerësuar se ky është moment kryesorë që të ndërpritet ky grup”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme.