Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 17:00

Shkup – Nga fillimi i vitit tek Agjencia e Komunikimit Elektronik janë dorëzuar 434 ankesa rreth shërbimeve të operatorëve të telekomunikacionit.

Pjesa më e madhe e ankesave, 35 për qind, janë për llogaritë e larta, 12 për ndërprerjen  e shërbimit, 10 për shërbim të keq, ndërsa katër për qind për vërejtje për shërbimin e transferimin e numrit, tregojnë analizat që u prezantuan sot në takimin e dytë publik të Agjencisë për komunikime elektronike.

AKE  duke vepruar sipas  rregullores për llojin e përmbajtjes të të dhënave, të cilat operatorët janë të obliguar t’i publikojnë për  kushtet e përgjithshme për qasje dhe  shfrytëzim, çmimet dhe tarifat dhe parametrat për kualitet të shërbimeve komunikuese publike, u ka dërguar 114  njoftime paralajmëruese, ka miratuar vetëm katër marrëveshje standarde dhe dërguar 66 vërejtje për marrëveshjet parapaguese standarde.

Agjencia për komunikime elektronike sot zgjodhi edhe aplikimin më të mirë elektronik nga gjithsej 70 të arritura në konkursin që e shpalli. Qëllimi është të stimulohet pjesa e aplikimeve, që njëkohësisht  e stimuloi zhvillimin e interneti gjithëpërfshirës që është një nga intencat e AKE-s.