Lajme Shqip Friday, 04 October 2013 13:10

Shkup- Hartat e vendosura në mjediset e rikonstruktuara në selinë e Kryeministrisë kanë hapur një  debat të gjerë në shtetin fqinj, në Maqedoni.

Sipas gazetave maqedonase, kyeministri shqiptar Edi Rama  ka provokuar me hartat e vjetra të Shqipërisë etnike.

“Pas rikonstruksionit që ju bë sallës së konferencave  në godinën e Kryeministrisë , e cila u inagurua ditën e djeshme  nga vetë kryeministri Rama, në sy të bie vetëm një gjë. Rama është i vendosur të kthejë identitetin dhe origjinën  e lashtë që ka ky vend , duke punuar në heshtje dhe me fakte”, raporton agjencia e lajmeve  “Republika.mk”.

Por një nga ideatorët e rikonstruksionit të godinës së Kryeministrisë, Artan Shkreli sqaron se nuk ka qëllime  të natyrës së intepretuar , por tregohet thjesht vizioni i kohës për vendin tonë.

“Kjo është harta e Shqipërisë , është e  vitit 1689, e relizuar nga  Giacomo Carteli D’avingnolo. Ajo u porositynga kardinal Albani që më vonë do të bëhej Papa Klementi. Ideja e  tij ishte një hartë e vendlindjes ,e cila në fakt nuk përfshin Shqipërinë Jugore”, shpreht Shkreli për “GSH”-në./tema/