Lajme Shqip Sunday, 14 July 2013 16:45

Shkup – Gjatë dy viteve të fundit,2011, 2011 dhe 2012, rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore ka shënuar një stagnim të theksuar për dallim nga vitet paraprake.

Sipas gazetës Koha, është Raporti i fundit i Avokatit të Popullit, ai që tregon se në të gjitha organet qeveritare, ministritë, shumica dërmuese e drejtorive dhe ndërmarrjeve publike, institucionet shëndetësore, arsimore, gjyqësore, pushteti lokal dhe institucione të tjera, rritja graduale e përqindjes së shqiptarëve në administratë ka stagnuar që ngaviti 2010, kur edhe shënuar avancimi më i madh i shqiptarëve prej rreth 3 për qind.

Duke filluar nga viti 2007, kur përqindja e shqiptarëve ka qenë në 10.78 për qind, gjatë dy viteve të ardhshme (2008 dhe 2009) ka pasur mesatarisht nga 2 për qind rritje për çdo vit. Ngritja më e madhe e përqindjes së shqiptarëve ka ndodhur në vitin 2010 me rreth 2.9 për qind më tepër se në vitin paraprak, kur përfaqësimi i shqiptarëve në administratë ka qenë 14.05 dhe është rritur në 16.92 për qind. Mirëpo, ky trend është ngadalësuar dukshëm në vitin2011″>2011, kur është shënuar një rritje prej vetëm 0.3 për qind dhe ka arritur në 17.2 për qind dhe në vitin 2012″>2012 – kur kjo përqindje ka arritur në 17.8 për qind apo 0.6 për qind më shumë. Nga Qeveria thonë se përfaqësimi i drejtë si një nga obligimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, mbetet prioritet. Zbatimi i kësaj shtylle dhe obligimeve tjera të Marrëveshjes së Ohrit, thotë zëdhënësi Muhamet Hoxha, është prioritet prej vitit 2008, kur pjesë e Qeverisë bëhet Bashkimi Demokratik për Integrim dhe prej atëherë zbatimi i këtij dokumenti paqësorë është njëra nga pesë pikat me prioritet në programin e Qeverisë.