Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 19:53

Shkup – Policia ka ndaluar një 52-vjeçar maqedonas nga Strumica, i cili mbrëmë tentoi që të dhunojë një piktore gjermane, e cila ishte pjesëmarrëse e një kolonie arti në këtë qytet.

Sipas versionit zyrtar, derisa piktorja gjermane M.D, 28 vjeç, po pikturonte jashtë ambienteve të kolonisë, ajo është vizituar nga dhunuesi 52-vjeçar, i cili fillimisht ka nisur ta përkëdhelë gjermanen.

Në një moment, piktorja gjermane ka bërë rezistencë, mirëpo 52-vjeçari me dhunë e ka rrëzuar për tokë, duke e prekur në trup.

Piktorja gjermane ka arritur që ta godasë dhunuesin, duke lajmëruar menjëherë rastin e dhunës së ushtruar ndaj saj.  Policia e Strumicës e ka ndaluar dhunuesin dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për dhunim seksual. (LajmeShqip.com)