Lajme Shqip Sunday, 09 December 2012 17:20

Cape Town- Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela është shtruar në spital të shtunën për disa analiza mjekësore.

Presidenti Jakob Zuma tha në një deklaratë se nuk ka “asnjë arsye për alarmim” mbi shëndetin e Mandelës 94-vjeçar.

Sipas mjekut, Mandela ndjehet mirë dhe po merr kujdesin mjekësor, që është në përputhje me moshën e tij.

Nelson Mandela kaloi 27 vjet në burg për luftën e tij për të drejtat e shumicës së popullatës me ngjyrë dhe u bë presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut në vitin 1994, duke shërbyer në një mandat pesë-vjeçar.

Ai më vonë u tërhoq nga jeta publike, dhe herën e fundit kur u shfaq në publik, ishte gjatë kampionatit Botëror të Futbollit, në vitin 2010, i vili u zhvilluar në Afrikën e Jugut.(LajmeShqip.com)