Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 10:31

Shkup – Stacioni i policisë në Prilep, deri te Prokuroria publike themelore kompetente, parashtroi padi penale kundër personave nga Manastiri S. K. (33 – vjeçar) dhe M.K. (51 – vjeçar) për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë bërë vepra penale “mashtrime” si dhe vepër penale “falsifikim të dokumenteve” të kryer nga ana e të denoncuarit të parë S.K.

Të dy të denoncuarit, me qëllim që të ballafaqohen me dobi pronësore kundërligjore, gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti, me arsyetime të rreme të fakteve se gjoja ndërmjetësojnë gjatë sigurisë të lejeve të punës për Kroaci dhe Slloveni, kanë botuar shpallje në gazetat ditore “Dnevnik”, “Vest” dhe “Utrinski vesnik” (Oglasnik 24), e më pastaj kanë mashtruar gjashtë persona nga Prilepi si dhe 16 qytetarë nga Shtipi. Të dëmtuarit, krahas pagesës së mjeteve financiare në llogarinë e të denoncuarit të parë S.K., kanë qenë të detyruar, sipas kërkesave të “ndërmjetësuesve”, në adresën e tij në Manastir me dërgesë postare të porositur të vendosin kopje të dokumenteve me të dhëna personale (diploma, pasaporta, librezat e shëndetësisë, biografi…) Punësimet nuk kanë qenë të realizuara, as të hollat nuk u janë kthyer të dëmtuarve. Menjëherë pas denoncimit të rastit, policia në Prilep mori masa dhe aktivitete edhe mbi bazë të urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit të dytë, M.K.