Lajme Shqip Sunday, 03 July 2011 19:12

Manastir – Lideri aktual i LSDM-së, Branko Cërvenkovski sërish ka fituar besimin e 562 delegatëve si dhe nga udhëheqësia e partisë, më saktë Këshillit qendror dhe mbikëqyrës të partisë të kryesojnë me partinë. Gjashtë delegatë kanë votuar kundër Cërvenkovskit, ndërsa me këtë LSDM edhe zyrtarisht ka përmbyllur detyrimin statutar dhe duke iu dhënë fund arsyeve të humbjes zgjedhore. Në dyer të mbyllura, madje 700 delegatë të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), kanë analizuar humbjen në zgjedhjet e 5 qershorit.

“Këto zgjedhje i kemi humbur, që do të thotë se kemi pësuar humbje. Unë marrë përgjegjësinë për këtë”, u  është drejtuar kështu delegatëve, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski në Kongresin që kjo parti po mban në Manastir. Cërvenkovski ka thënë se derisa po kryeson me partinë, ambienti ka qenë dhjetë herë më i mirë dhe duke shprehur bindjen, se, “në zgjedhjet e ardhshme LSDM do të korrë fitore”. LSDM i ka humbur zgjedhjet pasi që u përball me regjim të thellë të një pushteti jopopullor të Gruevskit”, ka thënë nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i partisë Andrej Petrov. Sipas tij, Kongresi ka kaluar në ambient të qetë edhe pse ka pasur zëra kritik, por që ata mbeten brenda partisë. ”Rezultati prej 370 mijë vota është pozitiv dhe as ne, e as në LSDM, nuk kemi pritur numër aq të madh votash”, ka thënë një funksionar i lartë partiak. “Votoni për besim, që të ndodhin ndryshime në LSDM”, ka thënë Radmilla Shekerinska, kandidate për mandatar në LSDM, e cila ka shtuar se partia ka përgjegjësi shtesë ndaj 370 mijë votave të fituara.

Madje, nënkryetari Zoran Zaev ka komentuar se vëmendje të madhe LSDM i ka kushtuar Shkupit, ndërsa shumë pak radhëve brenda partisë, ndërsa Shkupi ka sjellë shumë më pak rezultate. Si befasi në LSDM është pranuar fakti se ende partia e Cërvenkovskit humb në mjediset fshatare edhe pse varfëria atje është me madhe. Jo zyrtarisht një pjesë e delegatëve kanë kërkuar zgjerim të koalicionit me parti tjera si që është PLD dhe një pjesë të partive djathtiste si dhe koalicionime me parti shqiptare para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Madje, brenda burimeve në Kongres disa nga delegatët kanë hapur mundësinë që LSDM të iniciojë zgjedhje të reja parlamentare bashkë me ato lokale për një vit e gjysmë. Ndërkohë, ish -kryetari i LSDM-së Vllado Buçkovski ka thënë se nuk ka pasur të drejtë fjale pasi që në Kongres ka qenë si mysafir edhe pse nga udhëheqësia kanë thënë se edhe mysafirët kanë mundur të diskutojnë.