Lajme Shqip Sunday, 29 April 2012 14:05

Podgoricë – Mali i Zi prej sot është anëtar i plotfuqishëm i Organizatës tregtare botërore (OTB), që ishte një prej prioriteteve më kryesore të jashtme-politike të këtij vendi.

Ministria e Financave kumtoi se Mali i Zi është anëtar i 154-të i plotfuqishëm i OTB-së. Protokolli për inkuadrimin e Malit të Zi në organizatë në sistemin global ekonomik është nënshkruar më 17 dhjetor të vitit të kaluar, dhe sot hyri në fuqi.

Anëtarësimi i Malit të Zi në OTB, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë, do të mundësojë në zgjidhjen e kontesteve në mënyrë konstruktive, në uljen e shpenzimeve për jetë, në zgjidhjen e shumtë të mallrave dhe shërbimeve, rritje e shkëmbimit tregtar të jashtëm-politik dhe në luftën kundër korrupsionit.

Ministria thekson se pritet që anëtarësimi gjithashtu të jetë një sinjal pozitiv për investitorët e huaj, sepse Mali i Zi do të njihet si destinacion në të cilin respektohen rregullat e pranueshme ndërkombëtare të tregtisë.

OTB-ja është formuar në vitin 1995, ndërsa me themelimin e saj është krijuar bazë juridike dhe institucionale për sigurimin e rrjedhës së papenguar të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në kuadër ndërkombëtar.

Në kuadër të OTB-së kryhen 97 procese nga tregtia botërore me mallra dhe shërbime. Mali i Zi kërkesën për anëtarësim në OTB e parashtroi në dhjetor të vitit 2004. (LajmeShqip.com)