Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 11:55

Podgoricë – Mali i Zi sot e feston 21 majin, Ditën e Pavarësisë, duke e kujtuar referendumin e vitit 2006, pas të cilit e rifitoi mëvetësinë.

Atëkohë, sipas rezultateve zyrtare, në referendum patën votuar mbi 419 mijë banorë, apo 86.5 % e të gjithë personave me të drejtë vote.

Për pavarësinë e Malit të Zi votuan 55.5% e votuesve, ndërsa për qëndrim në shtetin e përbashkët me Serbinë, votuan 44,5 %.

Mbajtja e referendumit u arrit si marrëveshje në mes të përfaqësuesve që kërkonin pavarësi dhe atyre që donin të qëndronin në një shtet me Serbinë, përmes diplomatit slovak, Miroslav Lajçak, i cili ishte në cilësinë e përfaqësuesit të BE-së.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, 21, 22 dhe 23 maji, janë ditë pushimi në Malin e Zi.