Lajme Shqip Saturday, 04 August 2012 09:30

Podgoricë – Partitë shqiptare në Parlamentin malazez sot e dorëzuan në procedurë kuvendore iniciativën që Tuzi të fitojë status të komunës së pavarur, në vend të komunës së tanishme, e cila është në përbërje të qytetit Podgoricë.

Përfaqësues të partive shqiptare dorëzuan në Kuvend iniciativë për ndryshim të Ligjit për organizim territorial, e cila parashikon mundësi për marrje të komunës së pavarur Tuz, gjegjësisht Malësia.

Deputeti i FORCA-s, Genci Nimanbegu deklaroi se edhe më parë nga kryeministri Igor Lukshiq ka marrë bindje se edhe Qeveria e Malit të Zi konsideron se Tuzi i ka të gjitha kapacitetet që të jetë komunë e pavarur, por që duhet të respektohen procedurat ligjore.

Nimanbegu i hodhi poshtë vlerësimet se iniciativa që Tuzi të marrë statusin e komunës së pavarur paraqet shantazh politik të pushtetit në virgjile të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 14 tetor. (LajmeShqip.com)