Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 00:59

Madrid – Katër persona e kanë humbur jetën në tërmetin që me një intensitet prej 5, 1 ballësh, dje e goditi qytetin juglindor sponjoll Lorka, rreth 50 kilometra në jugperëndim nga rajoni Mursia, njoftuan shërbimet sizmologjike.

Prefekti i qytetit, Fransisko Hodar e konfirmoi vdekjen e katër personave dhe shtoi se dridhja ka qenë me intensitet prej 5, 3 ballë.

Televizioni spanjoll shfaqi xhirime nga disa ndërtesa të vjetra me rrënoja, duke përfshirë edhe kambanoren.

Tërmeti është regjistruar në orën 18:47, sipas kohës lokale në rajonin e Lorkës, ndërsa atij i ka paraprirë një tërmet më i dobët në orën 17:05 me intensitet prej 4,4 ballësh.