Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 15:51

Madrid – Tetë persona humbën jetën në tërmetin, i cili dje e goditi qytetin juglindor spanjoll Lorkan, kumtuan autoritetet lokale, ndërsa mes të vdekurve ka edhe grua shtatzëne dhe një djalosh 13-vjeçar.

Spitalet në qytet i ofruan ndihmë 167 personave, të cilët janë të lënduar nga tërmeti, ndërsa një e katërta e tyre janë në gjendje kritike.

Tërmeti me intensitet prej 5,3 ballëve sipas shkallës së Rihterit ka ndodhur në ora 18:47 minuta, sipas kohës lokale dhe është ndjerë edhe në Madrid. Dy orë më parë është regjistruar tërmet më i dobët me fuqi prej 4, 5 ballëve. Nga tërmeti janë shkatërruar disa ndërtesa dhe kambanore. Pjesët e objekteve të cilat binin, përplaseshin mbi automobilat e parkuar, ashtu që një pjesë e madhe prej tyre janë shkatërruar.

Ekipet shpëtuese, të ndihmuara nga 150 ushtarë, janë në ndjekje të personave të mbijetuar nën rrënojat.

Pas tërmetit rrugët dhe sheshet u mbushën me njerëz, të cilët kërkonin mbrojtje në hapësirë. Një numër i madh prej tyre kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre. E gjithë pjesa qendrore e Lorkas është seriozisht e goditur nga tërmeti.

Prefekti i Lorkas, Francikso Hodar deklaroi se një e treta nga 90-të mijë banorët e qytetit e kanë kaluar natën jashtë në hapësirë.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Spanjë prej vitit 1956, kur nga lëkundja në qarkun e Granadas humbën jetën 12 persona.