Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 13:50

Athinë – Ish nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Lukas Papadimos do të jetë kryeministër i ri i Greqisë, publikuan mediat greke duke iu referuar një burimi të Lëvizjes socialiste mbarëgreke në pushtet (PASOK).

Zgjedhja e Papadimosit nuk paraqet befasi, pasi që ai ishte si favorit për udhëheqës të qeverisë së re greke të unitetit kombëtar.

Si kandidatë të mundshëm për këtë funksion janë përmendur edhe ombudsmani evropian Nikiforos Diajamandurosm, ish shef i diplomacisë greke Petros Molivijatis, ish ministri i Mjedisit Jetësor Stavros Dimas, si dhe ministri aktual i Financave, Evangelos Venizelos.