Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 17:39

Luftime të ashpra janë raportuar në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se një ushtar është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Udhëheqësi i rebelëve, Eduard Basurin, ka thënë se një civil është vrarë nga bombardimet në qytetin Horlivka, që kontrollohet nga rebelët dhe ndodhet në verilindje të Donjeckut.

Dhuna vjen përkundër marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt në Minsk.