Bangi – Ushtria e Republikës Afrikane Qendrore (RAQ) u përlesh me kryengritësit, të cilët dëshirojnë ta mposhtin presidentin Fransoa Boziz, ndërsa një komandant i kryengritësve njoftoi se janë vrarë 27 luftëtarë.
Kjo ishte lufta më e ashpër midis forcave qeveritare dhe kryengritëse prej kur që Boziz, i cili është në pushtet prej vitit 2003, fitoi në zgjedhjet e 23 janarit për të cilat opozita pohon se kanë qenë të montuara.
Një përfaqësues i RAQ-së i konfirmoi luftimet që kanë ndodhur të dielën dhe kanë zgjatur deri në hënën në afërsi të qytetit verilindor Sekikeda, por refuzoi të flet për viktima.
“Tani për tani vazhdojnë operacionet e pastrimit në këtë zonë dhe nuk mundemi ta themi numrin e saktë të të vdekurve”, tha ai, i cili kërkoi të mbetet anonim.