Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 11:52

Tensionet mes dy Koreve kanë mbërritur pikën maksimale. Ushtarët e dy shteteve kanë ngritur gatishmërinë për t’u përballur me ndonjë aksion të mundshëm luftarak.

Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Part Geun Hye ka mbledhur në takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar tensionet e fundit me Korenë Veriore.

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka dhënë ultimatum Koresë Jugore për të ndalur propagandën kundër shtetit të tij. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar masa ushtarake ndaj shtetit fqinjë.

Ky paralajmërim vjen pas përleshjeve të armatosura në kufirin mes dy Koreve.

Dy Koretë vazhdojnë të jenë në luftë pavarësisht përfundimit të luftës që ka përfunduar në vitin 1953. Asnjëherë këto dy shtete s’kanë nënshkruar traktat paqeje.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore citon udhëheqësit e Shtetit, të cilët kanë thënë se duhet të jenë të gatshëm për luftë me Veriun.

Krejt këtë situatë janë duke e vëzhguar zyrtarët amerikanë dhe ata të OKB’së, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët amerikanë dhe të OKB-së thanë se ishin thellësisht të shqetësuar dhe janë vëzhguar nga afër situatën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Pheniani të shmangë çdo provokim derisa ka shprehur gatishmërinë për të mbrojtur Korenë Jugore.