Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 15:27

Instituti Amerikan i Medias (AMI) ka gjetur në një rajon të largët të Pakistanit një dokument në gjuhën Urde, e cila në fakt i takon Shtetit Islamik, në të cilën shkruan se grupi terrorist do t’i shpall luftë të hapur të jobesimtarëve në vitin 2017.

Inteligjenca amerikane e ka krahasuar dokumentin me “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit për shkak se Izraelin e fajëson për terrorizmin global.

Sipas ueb-faqes izraelite “Aruca Sheva”, dokumenti në fjalë, presidentin amerikan, Barack Obama e quan një “mushkë hebreje”, promovon beteja “për fundin e botës” si një zgjidhje përfundimtare, si dhe thekson se lideri i ISIS-it duhet të njihet si udhëheqës i vetëm i një miliard myslimanëve në botë në perandorinë fetare të Kalifatit, transmeton Telegrafi.

“Gjersa bota është duke shikuar video-xhirimet e kryqëzatave në Irak dhe Siri, Shteti Islamik po lëviz drejt Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, ndërsa ka edhe një strategji për Azinë Jugore. Kjo është një dredhi magjike”, ka thënë një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili e ka parë nga së afërmi dokumentin, të cilin e quajti “Mein Kampf i Kalifatit”.

Inteligjenca amerikane ka konfirmuan origjinalitetin e dokumentit, duke u mbështetur në një kod unik dhe gjuhën e përdorur për të përshkruar udhëheqësit, si dhe duke u bazuar në mënyrën e të shkruarit dhe fjalët që i përgjigjen dokumenteve të tjera të identifikimit.

Dokumenti duhet të interpretohet si një përpjekje e bashkimit të dhjetëra fraksioneve të talebanëve pakistanezë në një ushtri të unifikuar të terrorit, shkruan ueb-faqja izraelite dhe shton se ajo përfshin detaje në lidhje me planet e ardhshme të betejave dhe kërkesës së al-Qaedës për tu bashkuar me ISIS-in.

Toni që përdoret në këtë dokument është i drejtpërdrejtë “Prano faktin se ky Kalifat do të mbijetojë dhe do të rritet derisa ta sundojë të gjithë botën. Gjithashtu do të presë koka derisa personi i fundit të mos rebelohet kundër Allahut. Kjo është një e vërtetë e hidhur “.

Dokumenti përkrah krijimin e një ushtrie të re terroriste në Afganistan dhe Pakistan, e cila do të provokojë luftë në Indi. Gjithashtu do të nis një luftë të re në stilin e Armagednonit me Shtetet e Bashkuara.

Xhihadistët e Shtetit Islamik do të sulmojnë ushtarët amerikanë, gjersa po tërhiqen nga Afganistani dhe Iraku.

Në seksionin mbi biografinë e vetë, Shteti Islamik shkruan për fillimet e saj në fillim të viteve 1990 dhe shpjegon pse në vitin 2011 lideri i saj, Ebu Bekr el – Bagdadi u hakmor për vdekjen e liderit të al-Qaedës, Osama Bin Laden duke shkaktuar një seri shpërthimesh të makinave dhe thekson numrin e vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve amerikanë.

Lufta për fundin e botës është përshkruar se është në fazën e gjashtë, tre nga të cilat kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.

Në fakt, në fazën e katërt, e cila është dashur të zgjasë nga viti 2010 deri në vitin 2013, parashikoi sulme rreth bizneseve amerikane dhe perëndimore, përkatësisht shkatërrimin e ekonomisë së tyre dhe zëvendësimin e dollarit me arin dhe argjendin.

Në fazën e pestë, shpallja e Kalifatit do të duhet të bëhet brenda viteve 2013-2016, ndërsa faza e gjashtë përfshin një luftë të hapur nga viti 2017 deri në vitin 2020, gjegjësisht luftë kundër jobesimtarëve.

Dokumenti i nxit pasuesit e al-Qaedës dhe talebanëve që t’i bashkohen ISIS-it dhe të përmbysin qeveritë arabe që kanë marrëdhëniet me SHBA-të dhe Izraelin.