Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 06:35

Los Anxhelos – Lideri libian Moamer Gadafi vazhdon t’i shfrytëzojë llogaritë bankare jashtë shtetit edhe krahas sanksioneve të vendosura të KB-së, sepse shumë vende e zgjasin ngrirjen e llogarive të tij, shkruan sot gazeta “Los Anxhelos tajms”.

Llogaritë e familjes së Gadafit dhe të bashkëpunëtorëve të tij të afërm ishin të ngrira me dy rezoluta të KB-së.

Gazeta pohon se edhe krahas bllokimit të 60 milionë dollarëve nga SHBA-ja dhe BE-ja, disa shtete ende nuk i kanë ngrirë dhjetëra mijë dollarë të cilat gjenden në llogaritë e Gadafit jashtë vendit në vitet e fundit.

Për çfarë shume bëhet fjalë nuk është e lehtë të përcaktohet, sepse Gadafi ka investuar në disa firma dhe në disa banka, të cilat e fshehin emrin e tij.

Turqia, e cila është kundër intervenimit ushtarak në Libi, Kenia dhe në vende të tjera afrikane shmangë zbatimin e sanksioneve. India, Kina dhe Rusia, nga ana e tyre, janë kundër përpjekjeve të Perëndimit për zgjerimin e sanksioneve.