Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 12:26

Paris – Ministri francez i Mbrojtjes, Zherar Longe, deklaroi se ka filluar “kontra numërimi” për tërheqjen e liderit libian, Moamer Gadaf.

“Jam i sigurtë se kontra numërimi tashmë ka filluar dhe se gjërat mund të rrjedhin më shpejtë, se sa që është pritur. Në këtë rast jam i kujdesshëm, sepse Gadafi nuk vepron në mënyrë racionale dhe mund ta zgjedh “strategjinë e bunkerit”, duke e marr si peng popullsinë civile në Tripoli”, theksoi Longe para televizionit “Frans 2”.

Sipas ministri francez situata po zhvillohet në drejtim pozitiv, sepse mendimi publik libian sipas të gjitha burimeve është në mënyrë absolute i bindur se Gadafi më nuk ka ardhmëri.

“Gra dhe fëmijë, të cilët në jetën e tyre nuk kanë marrë armë në dorë, vendosën që të organizohen dhe më të mos e durojnë diktaturën luftarake të Gadafit edhe pse ithtarëve të Gadafit u ishin të nevojshëm disa muaj për t’u përgatitur për aktivitetet, të cilat përndryshe nuk do t’i kishin kryer,  në javët e fundit shënuan përparim të dukshëm”, theksoi Longe.