Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 13:52

Londër – Komisari i Skocisë, Jard Pol Stivenson, deklaroi se një sulm terrorist në Britaninë e Madhe është “shumë i mundshëm” dhe se kjo kërkon zgjim të plotë të shërbimeve të sigurimit, por edhe te të gjithë britanikët. Sipas Stivenson, sulmi terrorist mund të ndodh “në çdo kohë edhe pa asnjë lloj paralajmërimi”.

Paralajmërimi i komisarit të Skocisë Jad vjen pas vrasjes së udhëheqësit të Al Akedës Osama bin Laden, i cili më 1 maj u vra në shtëpinë e tij, vendstrehim në Pakistan, nga njësia speciale e ushtrisë amerikane. “Vrasja e Bin Ladenit nuk mund askënd në Britani të Madhe ta lërë pabrengë, sepse shumë është e mundshme që të pasojë kundërsulmi”, thotë Stivenson, duke insistuar se përveç Qeverisë, policia dhe shërbimet e sigurisë, në këto momente të kujdesshëm dhe të zgjuar duhet të jenë edhe të gjithë bashkësitë etnike në vend.

Paraprakisht, Forin Ofisi britanik i paralajmëroi britanikët, të cilët janë jashtë shtetit, të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin tubimet e mëdha dhe masive, si prani e protestave ose të ngjarjeve të mëdha publike, por kjo është hera e parë që paralajmërimi i tillë të drejtohet edhe deri te britanikët në Britaninë e Madhe.

Qeveria britanike disa herë deri më tani ka porositur se vrasja e Bin Ladenit nuk do të thotë edhe fund për Al Kaedën. Shërbimet e sigurisë dhe Houm Ofisit tani për tani nuk shpallin alarmin të sigurimit, e as nuk e ngritin nivelin e kërcënimit nga sulmi i drejtpërdrejtë terrorist.