Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 09:45

Londër – Gjashtë persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë, janë vrarë gjatë sulmit me thikë në një shtëpi në ishullin Xhersi në kanalin Le Mansh.

Policia lokale  kumtoi se incidenti ka ndodhur të dielën, vonë pasdite, në kryeqytetin e ishullit Sent Helie. Një burrë  30-vjeçar, i cili pas vrasjeve është transferuar në spital dhe ndaj tij  është kryer intervenim kirurgjik, është arrestuar.

Tani për tani nuk u kumtua identiteti i viktimave, përveç se krahas fëmijëve janë vrarë edhe një burrë dhe dy gra. Nuk ka informata për atë nëse të gjithë gjashtë viktimat janë anëtarë të një familje. Një përfaqësuesi i policisë deklaroi se disa nga viktimat janë vrarë në banesë, ndërsa të tjerët në rrugë.

Autoritet lokale mbrëmë pranuan se janë “thellë të tronditur” nga vrasja e këtyre njerëzve.  Ishulli Xhersi konsiderohet si vend në të cilin  pothuajse nuk ka kurrëfarë dhune dhe kriminalitet, ndërsa vrasjet  janë shumë të rralla. Vrasja e fundit është regjistruar në mars të vitin 2004.

Xhersi është ishulli më i madh në Kanal dhe ka rreth 91 mijë banorë. Politikisht ishulli nuk është pjesë e Britanisë të Madhe dhe BE-së, e as koloni britanike  apo territor detar, si Gjibraltari, por ka status të varësisë nga kurora britanike. Shumë of-shor kompani britanike dhe evropiane janë regjistruar në Xhersi.