Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 18:25

Londër – Kryeministri britanik, , ka bërë thirrje për hetim publik të skandalit që ka goditur javoren “News of the World”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, Kameron e ka quajtur ngjarjen “thjesht të neveritshme”. Ai tha se Komisioni i shtypit për ankesa nuk funksionon.

“Është jetike që shtypi ynë është i lirë. Ky është një komponent thelbësor për demokracinë tonë, për mënyrën tonë të jetesës. Por, liria e shtypit nuk do të thotë se shtypi duhet të jetë mbi ligjin”, tha Kameron.

Gazeta që shitet më së shumti në Britani, të dielën do të publikojë numrin e fundit të saj pas 168 vjetë ekzistencë.

Javorja ka pranuar se ka përgjuar telefonat e fëmijëve të zhdukur, pastaj të farefisit të viktimave të sulmeve terroriste më 7 korrik, 2005, dhe të familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan.