Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 13:32

Londër – Themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh është dekoruar me njohjen më të lartë të Fondacionit për paqe të Sidneit, Medalje të Artë për të drejtat e njeriut, që para tij e kanë fituar Nelson Mendela, Dalaj Lama dhe lideri budist japonez, Daisaku Ikeda.

Medalja e Artë në Fondacionin për paqe të Sidneit, që është organizatë jo përfituese e lidhur me Universitetin në Sindej, ndërsa e financuar nga qyteti Sidnej, i është ndarë Asanzhit si meritë për inkurajimin e jashtëzakonshëm në luftën për të drejtat e njeriut, shkruan gazeta “Gardijan”.

Fondacioni, çmimin për paqe e ndanë që 14 vite, ndërsa medaljen e artë e ndan kohë pas kohe si dekorim për kontribut të rëndësishëm për paqen dhe drejtësinë.

Asanzh, ueb faqja e të cilit publikoi më shumë se 250. 000 dokumente sekrete të diplomacisë amerikane, me çka e zemëroi Uashingtonin, është fituesi i katërt i kësaj medalje të artë.

Drejtori i fondacionit Stjuart Ris në takimin në Londër e kritikonte qeverinë australiane, duke theksuar se ajo duhet të ndalojë ta mbështesë kërkesën e SHBA-së dhe të sillet si shtet totalitar, si dhe se fondacioni është i befasuar nga sjellja e dhunshme e politikanëve udhëheqës të SHBA-së.

Asanzh gjendet në Britaninë e Madhe, ku lufton kundër ekstradimit në Suedi për shkak të akuzës për dhunim.