Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 11:23

Londër – Informacione dhe të dhëna sekrete nga tri ministri britanike janë vendosur në internet gabimisht nga ana e një të punësuari në administratën qeveritare në Uajt’holl.

Bëhet fjalë për të dhëna nga Ministria e Mbrojtes, e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Komunikimeve dhe e Pushtetit Lokal, të cilat janë lëshuar në “lexim të lirë” në Internet, pa u hequr të gjitha informacionet e besueshme dhe sekretet që dokumentet e Qeverisë i përmbajnë.

Vendosja në Internet e dokumenteve qeveritare është kryer në bazë të Ligjit për publikim të dokumentacionit qeveritar dhe të opinionit në punën e saj.

Ligji i urdhëron Qeverisë përkohësisht t’i bëjë publike dokumentet e saj, por dispozitat i lejojnë paraprakisht “t’i pastrojë” letrat e veta nga të gjitha të dhënat që janë shënuar si sekrete ose të besueshme dhe të cilat sipas saj nuk janë për publikim.