Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 17:18

Shkup – Maqedonia gjendet në vendin e 102-të sipas lirisë së mediumeve, shkruan në raportin global për teknologjinë 2010-2011 të publikuar nga Forumi Botëror Ekonomik.

Me vlerësim prej 4.14 nga 138 vende në botë, para Maqedonisë gjenden Sllovenia (4.77), Mali i Zi me vlerësim prej 4.77, Bosnjë dhe Hercegovinë (4.39), Kroacia (4.32), Serbia (4.26) dhe Bullgaria (4.20).

Medie më të lira se Maqedonia kanë edhe Mauritania (4.14), Tanzania e cila ka vlerësim prej 4.26, Nigeria (4.27), Kenia (4.36), Kameruni (4.66) si dhe Uganda me (4.74).

Raporti e analizon lirinë e medieve në periudhën prej vitit 2009 dhe 2010  dhe matet me vlerësimet prej 1 që do të thotë mediumeve komplet restriktive deri te vlerësimi 7 për shtyp tërësisht të lirë.

Më të lira janë mediumet në Danimarkë, e dyta në listën është Suedia, më pas vijnë Norvegjia, Holanda, Zelanda e Re, Finlanda, Zvicra, Gjermania, Kanadaja dhe Belgjika.

Më së keqi sipas këtij raporti qëndron Zimbabve ku liria e mediumeve fitoi vlerësim më të ultë prej 2.43.

Në fund të tabelës janë Libia, Irani, Turqia, Siria, Venezuela, Madagaskar, Bolivia, ndërsa nuk qëndron mirë as Rusia e cila fitoi vlerësim prej 3.47.