Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 18:36

Londër – Në Britaninë e Madhe është zbuluar një virus i ri që i përket grupit të viruseve të Sindormit të rëndë akut respirator (SARS), prej të cilit në vitin 2002 e humbën jetën 800 persona, njoftoi Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH).

Në njoftim theksohet se virusi i ri që është i grupit të SARS-it është zbuluar tek një 49-vjeçar shtetas i Katarit, i cili para pak kohësh ka qëndruar në Arabinë Saudite.

OBSH theksoi se virusi i ri i zbuluar paraqet tipin e grupit të korona-viruseve, në të cilët hyjnë edhe shkaktarët e ftohjeve edhe të SARS-it.

Drejtori i Qendrës për infeksione respiratore pranë kolegjit mbretëror të Londrës, Piter Oupeshnou, deklaroi se tani për tani si pasojë e zbulimit të virusit nuk ka vend për panik.

“Ai me siguri është identifikuar falë metodave bashkëkohore të hulumtimit”, theksoi Oupenshou.(LajmeShqip.com)