Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 11:30

Ankara- Zyra e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar që të mos blihen automjete zyrtare nga kompania franceze Reno për shkak të ligjit të Francës që e kriminalizon mohimin e gjenocidit armen, kumtoi gazeta turke në gjuhën angleze “Hyrijet dejli njuz”.

Kompania turke “Akmerxhan” që fitoi në tenderin për përtëritjen  automjeteve zyrtare të të punësuarve në zyrat e kryeministrit turk, ka planifikuar që të blejë 130 automjete Reno. Pas kërkesës së zyrës së kryeministrit, megjithatë, “Akmerxhan” ka porositur automjete nga kompania amerikane Ford.

Senati francez më 23 janar miratoi ligjin me të cilin kriminalizohet mohimi i çdo gjenocidit i njohur nga ligjet franceze, duke e përfshirë edhe gjenocidin armen në Perandorinë osmane gjatë vitit 1915.

Ligji shkaktoi krizë diplomatike midis Ankarasë dhe Parisit dhe solli deri në ngrirje nga ana e Ankarasë në bashkëpunimin politik dhe ushtarak me Francën.

Gjykata kushtetuese e Francës për momentin po e shqyrton tekstin, pasi është kritikuar nga dhjetëra deputetë dhe senatorë të partive të ndryshme politike. (LajmeShqip.com)