Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 09:59

Bruksel – Liderët e vendeve anëtare të eurozonës do të takohen më 21 korrik në Bruksel, kumtoi kryesia polake e BE-së.

Takimi do të mbahet me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Herman van Rompuj, konfirmohet në kumtesë.

Rompuj në kumtesën e shpallur në rrjetin social “Tuiter”  thekson se liderët do të bisedojnë për “stabilitetin financiar të eurozonës dhe financimin e ardhshëm të programit për Greqinë”.

Paraprakisht këtë javë nga institucionet evropiane konfirmuan se ky takim, i lidhur me zhvillimin e fundit në eurozonë, do të caktohet kur do të vlerësohet  se është i domosdoshëm. Pritjet e para ishin që takimi të mbahet sot.

Në kumtesë theksohet se hollësira për rendin ditor të takimit të ardhshëm do të publikohen në mënyrë shtesë.