Bruksel-Të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç Britanisë së Madhe dhe Republikës Çeke, kanë rënë dakord mbi rregullat e reja fiskale për të garantuar shmangien e krizave rajonale të borxhit, si dhe për të kthyer besimin e tregjeve financiare.
Marrëveshja e arritur mes liderëve të 25 vendeve të BE-së, nga 27 sa i ka gjithsej, përcakton rregulla të rrepta për buxhetin, pritet të nënshkruhet në muajin mars.
Një fond i përhershëm shpëtimi prej 500 miliardë dollarësh që pritet të hyjë në fuqi në muajin korrik të këtij viti shpresohet të jetë zgjidhje e problemeve të mëdha financiar që kanë vendet e Unionit.
Britania e Madhe thotë se marrëveshja i heq shume kompetenca për marrjen e vendimeve mbi ekonominë e saj andaj nuk u pajtua me këtë. Kundër ishte edhe Republika Çeke. Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, tha se përpjekjet e kontinentit për të trajtuar krizën e borxhit janë në rrugën e duhur.
Mos pranimi nga dy vende të BE-së për të qenë pjesë e marrëveshjes nuk paraqet shqetësim për presidentin presidentin e Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy.
Sipas tij është e rëndësishme që 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro dhe vende të tjera të interesuara të jenë në gjendje të punojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre, edhe nëse Bashkimi Evropian nuk është i njëzëshëm lidhur me mënyrën e zgjidhjes së këtyre problemeve.
Udhëheqësit evropianë gjithashtu morën edhe disa hapa që kanë për synim nxitjen e rritjes ekonomike.
Lansimi i programeve për ndihmuar bizneset e vogla dhe krijimi i vendeve të reja të punës veçanërisht për të rinjtë ishte një vendim tjetër i udhëheqësve të BE-së ndonëse ata e pranojnë se kjo përpjekje është e vështirë në një kohë kur shumica e vendeve nuk kanë para të mjaftueshme për të bërë investime të tilla. (LajmeShqip.com)