Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 11:30

Kajro – Libia do t’i lejojë Këshillit kombëtar sirian të hap përfaqësi në Tripoli, kumtoi sot lideri i autoriteteve kalimtare libiane, Mustafa Abdel Xhalili.

“Jemi të gatshëm t’u lejojmë vëllezërve tanë të Këshillit Kombëtar sirian të hapin zyrë në Tripoli, por ajo nuk do të jetë ambasadë”, tha Avdel Xhalili në intervistë për TC stacionin “Al Xhazira”.

“Ne e mbështesin popullin sirian dhe aspiratat e tij”, shtoi ai.

Paraprakisht sot, kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al Asad sërish e zgjodhën Burhan Galiun lider të Këshillit Kombëtar opozitar sirian, deklaroi njëri prej anëtarëve me ndikim të këtij trupi.

Liderët e opozitës muajin e kaluar, në takimin në Stamboll, arritën marrëveshje që ta mbështesin Galuin si lider të Këshillit kombëtar sirian për edhe një muaj, pasi e hodhën propozim marrëveshjen që nënshkroi ai me grupin opozitar rival.